Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i pyetur nga gazetarët lidhur me përplasjen e ditëve të fundit mes institucionit të ekzekutivit dhe atij të Presidentit, për propozimin e kandidaturës së Visar Zhitit, si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, deklaroi se emërimi i diplomatëve shqiptarë në vendet e huaja është një proces që ligjvënësi ia ka ngarkuar vetëm Qeverisë.