Viti 2024 nisi tragjikisht për familjen Loka, në fshatin Vardallë të Sukthit në Durrës. Ishte vetëm data 2 e këtij viti të ri, kur nusja e kësaj familjeje, nënë e katër fëmijëve, 41-vjeçarja Bedrie Loka vendosi t’I jepte fund jetës duke konsumuar fotoksinë, ose siç njihet rëndom, bar miu. Vdekja e saj nuk ishte e menjëhershme, por ndërroi jetë në spital, një ditë më vonë, ndërsa varrimi u bë të enjten. Ngjarja që fillimisht u raportua si një vetëvrasje në dukje, ishte e rrethuar nga misteri. Gazetar: Kristo Kote