Nga pika e kalimit kufitar e Morinës ku mori pjesë në një takim për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë, në luftë kundër krimit ndërkufitar, i pyetur për urdhërin e Ministrisë së Bujqësisë për mos lejimin e kalimin të miellit nga Kosova, ambasadori i vendit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi është shprehur se një vendim i tillë është një gjë kalimtare që nuk ndikon në marrëdhëniet tregtare në mes dy vendeve të cilat kanë shënuar rritje.