Personi që siguroi targat për njërin nga automjet e përdorura në atentatin e “Don Boskos”, ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja në mars,( u plagos edhe mbesa e saj 10 vjec dhe disa persona te tjerë) është lënë në burg. Masa e sigurisë ndaj 28-vjeçarit Nikoll Sherrniku, nga Fushë Kuqja e Kurbinit u caktua të mërkurën. Sherrniku do të qëndrojë në qeli lidhur me atentatin e 12 marsit ndaj lokalit të Fation Muratit, I cili njihet si anëtar i grupit të Ervis Martinajt.