Ekspertja për sigurinë ushqimore, Ana Vuksani, dhe eksperti për bujqësinë, Ilir Pilku, analizuan në Top Talk Economy situatën e produkteve ushqimore shqiptare, sa të sigurt jemi ne konsumatorët. Çfarë ndodh me produktet të cilat u ndaluan nga vendet europiane, a do të vijojë më e njëjta situatë? Ekspertët u ndalën tek ndryshimet dhe kontrollet e menjëhershme që duhet të bëhen tek produktet ushqimore në vendin tonë. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni