Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, kod ky i cili parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke ndikuar kështu në përhapjen e koronavirusit. Lexoni më poshtë pjesë nga deklarata: Si Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, kam dekretuar shpalljen e ligjit nr. 35/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.