Bumi i ndërtimeve të reja do të vazhdojë me intensitet të lartë edhe gjatë viteve të ardhshme, të paktën referuar lejeve të ndërtimit, që kanë dhënë institucionet përgjegjëse. Instititi i statistikave raportoi se vlera e lejeve të ndërtimit që janë miratuar nga bashkitë në gjysmën e parë të vitit u rrit me dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.