Një person me rrezikshmëri te lartë, i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar sot gjatë operacionit policor te koduar “Fundi i arratisë”. Ne pranga u vu shtetasi Fadil Tërnova, 32 vjeç. Në momentin e ndërhyrjes ai u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.