“Bulqiza si Real Madridi”, hidhen qindra mln lekë po s’ka stadium dhe skuadër amatore! – Fiks Fare
06/11/2024 20:45

Fiks Fare denoncoi abuzimet me administrimin e ekipit të futbollit të qytetit të Bulqizës, ekip i themeluar në vitin 2020, por pa stadium dhe me skuadër amatore. Katër vitet e fundit janë akorduar qindra miliona lekë, shtetërore dhe donacione, për ndërtimin e një stadiumi, por fusha nuk ka përfunduar ende. Madje, vit pas viti hidhen të tjera para’ buxhetore për rrethime dhe rikonstruksione. Para të shkuara të gjitha dëm, pasi përgjatë këtyre viteve ekipi nuk ka luajtur asnjëherë në Bulqizë, por në Tiranë. Në atë kohë, u shpenzuan rreth 22 milionë lekë të rinj vetëm për fushën sportive, para’ të cilat kanë shkuar dëm! Projekti nisi në vitin 2018 dhe u finalizua, sipas njoftimit të FSHF-së, në vitin 2021.Por fusha e futbollit nuk u mor në dorëzim nga bashkia, por u la në mëshirë të fatit! Në vitin 2022, Bashkia e Qytetit hapi një tender me objekt “rikonstruksion fusha e Futbollit (rrethim + dhoma zhveshje). Tenderi kishte një vlerë rreth 9 milionë lekë. Por, këto para s‘kanë qenë të vetmet! Sport Klub Bulqiza është themeluar në vitin 2020 dhe është në pronësi 100 % nga bashkia. Në pasqyrat financiare, klubi del me “0 lekë fitim”. Ndërkohë, që prej themelimit në vitin 2020 ky ekip ka marrë 35.3 milionë lekë financim nga buxheti i bashkisë. Në vitin 2023, janë transferuar në llogaritë bankare të Bulqizës 9 milionë lekë, ndërkohë në vitin 2024 klubi i futbollit ka kërkuar 13.5 milionë lekë. Me këto para’ të shpenzuara, SK Bulqiza i ngjason “Realit të Madridit”!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Prill 2026
06/04 21:01
Monitorime/ Laerti ndikohet nga sirenat, moderatorja një prej tyre! – Fiks Fare
06/04 21:01
Qytetari paguan 800 euro për një dhomë gjumi që s’e morri kurrë, mobilieri zhduket! – Fiks Fare
06/04 20:45
Kina me 1 parti fluturon, Amerika me 2 po ashtu, ndërsa ne me 120 parti ngecim! – Fiks Fare
06/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Prill 2026
03/04 21:01
Monitorime/ Çfarë fshehin brenda çantës femrat? Diçka që nuk duhet të mungojë kurrë
03/04 21:00
Rruga e frikës në Torovicë! Shkëmbinjtë kërcënojnë jetën e banorëve, Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
03/04 20:45
Zbërthehen beratasit! Pse u thonë ‘mistreca’ dhe ç’është ‘ngordhi dhia në Velabisht’?! – Fiks Fare
03/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Prill 2026
02/04 21:01
Monitorime/ Sherr në studio, Albatros do i çojë Burimit kokrrat e … – Fiks Fare
02/04 21:00
24 vjet pa kanalizime! Banorët në Ravonik ‘Po mbytemi nga fekalet!’ – Fiks Fare
02/04 20:45
Nëse Amerika largohet nga NATO, kush do të na mbrojë? – Fiks Fare
02/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Prill 2026
01/04 21:01
Monitorime/ Janë ‘Plakat’, ‘Qafsha plakën’ apo ‘Të martofsha plakën’?! – Fiks Fare
01/04 21:00
Skandal me pronat/ Eksperti ‘zhduk’ 100 m² nga ekspertiza, mjaftohet me “Lapus” – Fiks Fare
01/04 20:45
Qytetarët protestojnë për hallet e tyre apo për rikthimin e Berishës në pushtet? – Fiks Fare
01/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Mars 2026
31/03 20:50
Realitet i dhimbshëm/ Qytetarët shpërthejnë me video për rrugët, HEC-et dhe ujin e pijshëm! – Fiks Fare
31/03 20:45
‘Vezë e domate kundër Ramës!’ Vetëm me dhunë do të fitojë Berisha? – Fiks Fare
31/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01