Pedonale e zbrazur dhe lokale bosh, këto janë pamjet e pak minutave më parë në Bulqizë. Shtimi i katër rasteve të reja me koronavirus, pas infektimit të mjekut epidemiolog të DSHP Bulqizë ka ndikuar dukshëm në kufizimin e lëvizjes së lirë të banorëve, ku momentalisht qyteti duket thuajse i boshatisur.