Një shtresë e trashë dëbore, shoqëruar me stuhi polare ka ngrirë çdo gjë në Bulqizë. Bora ka mbuluar edhe malet e stoqeve të kromit ku rrëmojnë tërë vitin për të mbijetuar pjesa më e madhe e banorëve. Të tilla stuhi nuk janë të rralla për këtë krahinë, e cila dallohet për një mot të egër.