Konflikti në Lindjen e Mesme ka prekur drejt për drejtë edhe një nga sektorët më të brishtë, siç është bujqësia. Për një vend si Shqipëria, që importon një pjesë të madhe të inputeve bujqësore si plehra kimike, grurë dhe ushqim për kafshë, këto zhvillime globale përkthehen shpejt në rritje kostosh për fermerët dhe çmime më të larta për konsumatorët. Por, sa e përgatitur është bujqësia shqiptare për goditje të tilla gjeopolitike dhe çfarë masash duhen marrë për të mbrojtur prodhimin vendas dhe konsumatorët? Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli