Një deputete britanike ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me armë dhe me thikë gjatë një sulmi të ndodhur në zonën e saj elektorale. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se Jo Cox, 41 vjeç dhe që përfaqëson laburistët në Parlamentin britanik nga zona e “Batley and Spen”, mbeti e shtrirë përtokë dhe e gjakur nga agresori i saj. Një tjetër person mbeti i plagosur lehtë.