Numri i fëmijëve me azëm të shtruar në spital ka pësuar një rënie të ndjeshme që prej ndalimit të duhanit në vendet e mbyllura publike në Britani. Një studim i realizuar së fundi tregon se niveli i të miturve me kriza azme ka rënë 12 % krahasuar me një vit më parë, e kjo është pikërisht që nga koha kur legjislacioni antiduhan hyri në fuqi.