Është qëlluar gjatë natës me breshëri plumbash kompania farmaceutike CFO Pharma, e cila ndodhet në autostradën Tiranë Durrës. Punonjësit e sigurisë e kanë raportuar ngjarjen në polici sot në orën 8:00 të mëngjesit dhe një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje. Autorët dyshohet se kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje dhe për identifikimin e tyre janë sekuestruar kamerat e sigurisë.