Valbona Selimllari. Një zë i qetë, një forcë që nuk ka nevojë të shpjegohet. Mes përvojës, ndjeshmërisë dhe qëndrimit të saj për jetën, familjen dhe gratë. Valbona Selimllari vjen me një rrëfim personal dhe të drejtpërdrejtë, për sfidat, goditjet dhe mënyrën si qëndron në këmbë pa bërë zhurmë. Valbona Selimllari. Elegancë, mendim i kthjellët dhe një histori jete që flet më shumë se çdo titull. Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.