Pas një emri të mirë që la si autor me romanin e tij të parë ‘Anja’ ai guxoi sërish. Ahmet Prenci, ish- student i ekonomikut dhe i juridikut e me një eksperiencë e përvojë cilësore si drejtues i lartë në Policinë e Shtetit, tanimë po shtron një tjetër pasion të tij, letërsinë. Së fundmi me romanin e tij ‘Brenga e prokurorit’ ai sjell një fabul shumë interesante me nje histori që përfshin fund-vitet ‘90 në një qytet të vogël të Shqipërisë dhe periudhën e tranzicionit, me problemet që kaloi Shqipëria e bashkë me të dhe njerëzit e saj. Në qendër, një është një histori dashurie që vë në dileme disa herë ruajtjen e dinjitetit profesional dhe atë njerëzor. - Takohemi te liqeni- Carley Fortune; Nga autorja e romanit “Pas asaj vere”, vjen nje tjeter romance mbërthyese me një fabul terheqese duke e shenjuar librin si best seller te New York Times. ‘Takohemi te liqeni’ duket si një thirrje dashurie, që i lë te rinjtw nën një ankth deri në takimin e tyre të dytë.