Shtëpia Botuese '55' na befason gjithmonë me prurjet e saj. Me autorë gjigandë e moderne, ata janë pararojë të kohës, mendimit dhe ideve. BOTA e Simon Montefiore është një libër i jashtëzakonshëm, një kryevepër ambicioze erudite. Montefiore gërsheton historitë e shërbëtorëve, oborrtarëve, mbretërve dhe filozofëve që formësuan historinë. Ndryshe është quajtur “një magjistral”.. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA