Në fushat e Sicilisë së harruar të pasluftës, obsesioni për fuqi e pushtet, rritej... Salvatore Toto Riina, një fshatar mendjemprehtë nga Korleone, u bë bosi i bosëve dhe pushtoi Palermon, krim pas krimi... Me ushtrinë e tij të vogël të vrasësve, ai mori kontrollin e mafies më të jashtëzakonshme në botë dhe nisi të sulmonte shtetin; bomba, masakra dhe konflikte të përgjakshme kishin si autor një burrë që mendonte se ishte i pamposhtur...Deri në 1992-shin, me vrasjet e Xhovani Falcones dhe Paolo Borselinos...Më pas, Toto Riina u kap pas thuajse një cerek shekulli në arrati, dhe kapja e tij mbetet ende sot e rrethuar nga misteri.. Qëndroi në burg për më shumë se 20 vite, dhe që andej, nga pas hekurave, mbeti diktatori i Cosa Nostra-s, deri sa vdiq... Kjo është një histori varfërie, pushteti dhe gjakderdhjeje...është historia e luftës së një njeriu për të vendosur sundim suprem... Toto Riina Bosi i Bosëve...