Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të lejojë kompaninë kineze Huawei, ta vazhdojë edhe pse me disa kufizime aktivitetin në rrjetin 5G, dhe kjo, pavarësisht presioneve të mëdha nga SHBA-ja për ta bllokuar bashkëpunimin me kompaninë në fjalë. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ishte përballur me një trysni të fortë nga Shtetet e Bashkuara, dhe disa deputetë konservatorë, për të bllokuar gjigantin e teknologjisë kineze.