Reshjet e dëborës kane vijuar edhe gjatë mbrëmjes së shkuar në zonat e thella të qarkut të Shkodrës. Në Theth dhe në Dukagjin, niveli i dëborës ka arritur në mbi 20 centimetra, ndërkohë që nuk raportohen probleme. Në piken turistike të Vermoshit, reshjet kanë vijuar dhe aktualisht ka mbi 30 centimetra dëborë.