‘Boom’ gjobash tek “Myslym Shyri”, 120 shoferë në vetëm 12 orë
23/10/2020 10:28

120 shoferë janë ndëshkuar në 12 orë në rrugën “Myslym Shyri”, pasi kanë lënë të parkuar makinat në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor. Parkimet e gabuara kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve e duke u bërë rrezik për aksidente rrugore Sipas policisë, rrugorët do vijojnë patrullimet policore në funksion të planit të veprimit, me qëllim që përdoruesit e rrugës të kuptojnë dhe respektojnë detyrimet ligjore, kur përdorin rrugën si zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, sipas sinjalizimit rrugor të vendosur nga enti pronar i rrugës. Njoftimi i policisë: Rrugoret e kryeqytetit, monitorim të dedikuar përgjatë 12 orëve, ndëshkojnë 120 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në rrugën “Myslym Shyri”, e cila shërben si një arterie kryesore për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit. Duke qenë se rruga “Myslym Shyri” njihet si një nga rrugët më të rëndësishme për njësitë tregtare në kryeqytet, mbetet shqetësim i përditshëm parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve dhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore, për shkak të manovrave që përdoruesit e rrugës kryejnë nga njëra korsi në tjetrën. Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes, për shkak edhe të kantiereve të ndërtimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, shqetësimet dhe problematikat që adresohen herë pas here nga qytetarët, në lidhje me parkimet e gabuara, kryesisht ato në rresht të dytë, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani veprimi, mbi monitorimin dhe kontrollin e akseve rrugore të evidentuara si me problematiket në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve në rrugë, me qëllim disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve mbi rrezikun dhe problematikën që ata shkaktojnë, me sjelljen e tyre në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Rrugorët e kryeqytetit do vijojnë patrullimet policore në funksion të planit të veprimit, me qëllim që përdoruesit e rrugës të kuptojnë dhe respektojnë detyrimet ligjore, kur përdorin rrugën si zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, sipas sinjalizimit rrugor të vendosur nga enti pronar i rrugës. Policia e Shtetit fton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të ndihmojnë në rritjen e parametrave të sigurisë, duke kontribuar të gjithë për ndërtimin e një ambienti më të sigurt.

Top Channel/ Trump: lufta mbaron për dy javë, nuk na duhet ndihma e NATO
17/03 22:35
Top Channel/ Stop internetin! Putin “i frikësuar”, jep ultimatum pas vrasjes së udhëheqësve iraniën
17/03 22:35
Top Channel/ Greqia refuzon Trumpin, Mitsotakis: Nuk do të përfshihemi në konflikt
17/03 22:35
Top News- E rëndë! Vdesin katër shqiptarë tragjikisht, ishin duke punuar në Austri
17/03 22:25
Top News- “Goditje fatale për dyshen famëzeze Rama-Vuçiç”, Berisha reagon për vendimin e BE
17/03 21:39
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top Channel/ Benet Beci në gjyq, akuzohet për tenderin 700 mln lekë kur drejtonte KESH
17/03 19:50
Top Channel/ Nafta shtrenjtohet sërish! Çmimi arrin 199 lek/litër, ndikim nga kriza
17/03 19:48
Top Channel/ Lufta, dorëhiqet krahu i djathtë i Trump. Presidenti: Njeri i dobët
17/03 19:45
Top Channel/ Gjyqtari anglez “certifikon” SPAK, bien pretendimet se “survejon gjyqtarët”
17/03 19:42
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top Channel/Sulmi në Afganistan godet qendrën e rehabilitimit,dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar
17/03 18:59
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Skenari ndryshon/ Efektet e luftës në turizëm, flasin ekspertët: Duhet shfrytëzuar! | Breaking
17/03 15:40
Top News – Izraeli përshëndet Shqipërinë. Rezoluta kundër Iranit, ‘akt historik i moralit të lartë’
17/03 15:36
Top News – ‘Reforma territoriale, urgjencë’. Demo: Sfidat e bashkive shtohen me integrimin në BE
17/03 15:36
Top News – 30 mld lekë suficit në dy muaj. Të ardhurat e Qeverisë rriten, shpenzimet jo edhe aq
17/03 15:31
Top News – ‘Dumani ju gënjen prej 3 vitesh’. Dëshmia e grabitjes në Elbasan dhe roli i Nuredinit
17/03 15:31
DIGITALB DIGITALB