SPAK në bashkëpunim me DEA-n amerikane shkatërroi një rrjet droge që sillte nga Amerika Latine në Shqipëri, kokainën e fshehur në lëkurë kafshësh. 10 persona u arrestuan, mes tyre 7 shqiptarë, një nga Kolumbia dhe dy nga Venezuela, të cilët nga një hetim i SPAK rezultojnë se bënë gati infrastrukturën për të përpunuar ngarkesë me kokaine e sjellë nga Amerika Latine.