Në raportin vjetor të vitit që lamë pas SPAK adreson 10 problemet që ka hasur gjatë 2024. Në vend të parë qëndron presioni i jashtëm ndaj SPAK. Po kush e ushtron presionin e jashtëm sipas SPAK? Krimi i organizuar, politika dhe aktorë mediatikë. Këta të tre janë gjurmuar nga SPAK gjatë 2024, të dyshuar që u përpoqën të cenojnë pavarësinë kushtetuese dhe bilancin e hetimeve.