“Bomba dhe vra*jet e serbëve”, video tronditëse e De Biazit që solli fitoren me Serbinë
05/06/2025 23:17

Ndeshja e tetorit 2014 në Beograd nuk ishte vetëm sportive, por reflektim I tensioneve dhe zhvillimeve ndërmjet dy kombeve. Pas 68 vitesh Shqipëria dhe Serbia luajtën përballë njëra tjetrës në atë që quhet si ndeshja më e famshme dhe më e tensionuar mes dy përfaqësuesve. Ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të pas një incidenti me dronin që mbante flamurin “Shqipëria e Madhe”. Pas sherrit në fushë dhe sulmeve nga tifozët ndaj lojtarëve shqiptarë, ndeshja nuk rifilloi. UEFA fillimisht i dha fitoren Serbisë, por më pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e përmbysi vendimin dhe i dha fitoren 0–3 Shqipërisë. Për shkak të ngjarjes në tetor të 2014, një vit më pas ndeshja e radhës mes dy shteteve u luajt në “Elbasan Arena” në kushte sigurie maksimale. Shqipëria kishte nevojë për fitore për t’u kualifikuar në Euro 2016. Serbia, tashmë pa shanse për kualifikim, fitoi me dy gola në fundin e ndeshjes. Tifozëria shqiptare tregoi vetëpërmbajtje të admirueshme për të shmangur ndëshkime të UEFA-s. Në kontekst gjeopolitik, ndeshja e tetorit të vitit 2014 nxori në pah nivelin e papërgatitjes për bashkëjetesë sportive në Ballkan. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, dhe UEFA ka zbuluar tashmë emrat e zyrtarëve të ndeshjes. Takimi do të drejtohet nga arbitri italian Davide Massa, i cili ka një precedent të vetëm me Kombëtaren shqiptare: një miqësore kundër Gjeorgjisë, zhvilluar më 16 nëntor 2015 në stadiumin “Qemal Stafa”, e cila përfundoi me rezultatin 2–2. Asistentët e tij do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Fabio Maresca. Në dhomën e VAR-it do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri. Kjo do të jetë ndeshja e tretë për Shqipërinë në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores ndaj Andorrës. Ndërkohë, për Serbinë kjo do të jetë sfida e parë në grup. Cili është rezultati i pritshëm I ndeshjes së të shtunës?

Jo vetëm Diella, risia e madhe e Shqipërisë në AI do mahnisë botën, basti i Donald Lekës
06/11 00:10
Inteligjenca Artificiale zë vendin e njeriut? Don Leka: Ende fantashkencë, ja çfarë i duhet IA
06/11 00:05
“Diella e ka bërë lajmin”, Leka: E bën Shqipërinë të dukshme në botë për inteligjencën artificiale
05/11 23:55
Fjalimi historik për Rusinë, çfarë parashikoi shqiptari Don Leka kur nisi lufta
05/11 23:45
“Kujt i tregoni BE-në ju?”, Lapaj përplaset me gazetarët, nxjerr të dhënat e shqiptarëve me expulse?!
05/11 23:42
“Shqipëria, qendër inovacioni në botën”, habit shqiptari i suksesshëm Leka: E besoj fort!
05/11 23:35
“Ty të kanë ftuar dhe s’ke shkuar”, Lapaj i kthehet Muçës: Ti merresh me thashetheme, ke studio ti?!
05/11 23:31
“Jam aq i pavarur sa refuzova…”, Lapaj kundër Dudushit: Mos e ço në këtë pikë! Mendoj vetë!
05/11 23:27
“Jeni nga mëngjesi në darkë në media”, Hitaj-Tabakut: Si mund të flisni kështu…
05/11 23:16
“Të them bravo Rama si ti, duartrokit tani”, Lapaj “sherr” me gazetarin: Dil nga roli, mos bëj teatër
05/11 23:06
“Jo, jo, jo”, përplasje Dudushi-Tabaku: E doni Shqipërinë në BE vetëm kur e fusni vetë
05/11 22:55
“Adriatik, e ke gabim!”, gazetari Muça kapet me opozitën: Raporti pozitiv, ju regres!
05/11 22:52
“Shqipëria më sigurt se Italia, Franca, Anglia”, Hitaj ndërpritet nga Tabaku: Bëhen dhe filma…
05/11 22:40
“Mos të fshihemi”, Dudushi lexon raportin e BE: Mbase futemi me hatër, por do jemi më mirë!
05/11 22:34
“Të rinjtë shqiptarë me expulse”, analiza e Adriatik Lapajt hap debat në studio për raportin e BE
05/11 22:26
“Shqipëria s’futet në BE për 5 vite”, Jorida Tabaku: Rama arrogant, raporti i BE monoton…
05/11 22:24
Progres raporti i BE për Shqipërinë, hyrja e Grida Dumës mbi interpretimin e procesit
05/11 22:23
Fishekzjarre në burg! S’ka zgjedhje në Tiranë! Çfarë ndodhi mes Ramës dhe Veliajt në gjykatë?
03/11 23:11
“Rama do Berishën, Berisha do Ramën”, Curri ndërpret Balën: Pse bëni sikur nuk e besoni?!
03/11 22:48
“SPAK mund të dalë 5-0”, Hoxha zbulon rrezikun e dështimit të Dumanit me gjykatën
03/11 22:44
BILETA Portokalli - Bileta