Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, duke cituar dhe komentuar pamjet e transmetuara në Top Channel të shqiptarëve të armatosur në veriun e Kosovës, ka theksuar se këto janë vazhdim i kërkesave dhe dëshirave të Prishtinës që me dhunë të vendosin nën kontroll Veriun e Kosovës.