Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, analizoi në Top Talk Economy problemet që vijon të përballet bujqësia shqiptare. Jo vetëm moti, ai i cili po ndikon negativisht tek prodhimet shqiptare, por edhe tregu i pandershëm ka sjellë probleme të njëpasnjëshme për të gjithë fermerët. Rrapaj u ndal edhe tek eksportet e produkteve shqiptare, jo vetëm në Europë, dhe faktorët që e bëjnë më të vështirë procesin e transportit jashtë trojeve shqiptare.