Në këtë episod të parë të maratonës javore të Për'puthen dalin më në fund pamjet e "ngacmimit" seksual që u aludua nga Ardi se i ishte bërë përpara pak kohësh nga Blendon. Si qëndron e vërteta? Nga ana tjetër, një tjetër histori e bujshme në program ka qenë ajo e Iglit dhe ish të dashurës që ka ndërruar jetë. Të shumtë janë skeptikë e dyshues mbi vërtetësinë e kësaj historie, por si reagon Igli? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari