“Tirana e nonës” është libri i 14-të i gazetarit Blendi Fevziu, që sjell historinë e stërgjyshes, motrës së saj dhe kushërirës, tri gra mes të cilave ai është rritur. Po aq, ky libër tregon transformimin e kryeqytetit, nga vitet 1900 e deri më sot. Disa nga vendet që përshkruhen në libër dhe që kanë shenjuar fëmijërinë e Blendi Fevziut, i vizitojmë në këtë episod të “Ora e Tiranës”.