Ndërtimi konsiderohet një ndër sektorët lokomotivë të ekonomisë shqiptare, duke kontribuar me rreth 14.4% në GDP-në e vendit tonë. Vetëm pak ditë më parë, ministri i Financave, Pertit Malaj, deklaroi se do të kalojë nën sitë këtë sektor me qëllim formalizimin e tij, por a është vërtetë ndërgjegjësim apo ndëshkim i këtij sektori?