Muajt e fundit, konsolidimi i institucioneve të reja të drejtësisë, drejtimi i ri i SPAK duket se kanë nisur një valë të re goditëse kryesisht në nivelet e larta të politikës. Korriku shënoi edhe ngjarjen më të fortë për drejtësinë shqiptare, kur SPAK përmes një shkrese i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. SPAK përfundoi hetimet edhe për një tjetër kontratë koncensionare të qeverisë shqiptare, siç është ajo e Sterilizimit të pajisjeve mjekësore në Shëdetësi. Për koncensionin që i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022, SPAK lëshoi urdhër arrestet dhe mori nën hetim 8 persona. Zyrtari më i lartë i arrestuar ishte Ish zv ministri I Shendetesise Klodian Rrjepaj.