Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi analizoi në Top Talk Economy gjendjen e sektorit privat në Shqipëri. Ai u ndal edhe tek goditja që morën eksportet pas rënies së euros. Ndër të tjera ai tregoi nëse ne jemi gati për të konkurruar tregjet e BE-së, duke u ndalur tek pikat më të rëndësishme. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi.