Reagimi i bizneseve me shumë punonjës ndaj epidemisë së koronavirusit nuk ka qenë i njëjtë. Kler është një fabrikë në periferi të Tiranës, e cila prodhon këmisha për eksport drejt Italisë. Prej dy ditësh linjat e prodhimit janë fikur. Tashmë në fabrikë gjendet vetëm pastrueset që dezinfektojnë ambientin dhe makineritë.