Marrëveshjet ekonomike të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare janë mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka veçuar marrëveshjen për linjën hekurudhore që lidh rajonin me portin detar të Durrësit, çka sipas tij do të ndikojë në uljen e shpenzimeve të bizneseve.