Fiskalizimi ka nisur tashmë zbatimin për subjektet që kanë marrëdhënie me shtetin, ku mbi ecurinë e tij do të varet edhe implementimi i dy fazave të tjera,biznes me biznes dhe biznes konsumator. Paqartësitë e mëdha dhe kostot e shtuara për biznesin kanë ngjallur debate që në lanccimin e nismës së qeverisë. Për ish-zv.ministrin e Financave Elton Haxhi, kostot e fiskalizimit janë afërsisht të njëjta me ato aktuale të kasave fiskale dhe arrijnë mesatarisht 150 euro në vit.