15 shoferë janë arrestuar dhe vënë nën hetim gjatë një jave në Tiranë, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 559 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj