Qëndrimi i keq, stresi, lodhja janë disa prej faktorëve që ndikojnë në dhimbjet e kokës, ato muskulare si edhe në shfaqjen e problemeve të lëkurës. Masazhi terapeutik luann një rol të rëndësishëm në shtendosjen e muskujve të kontraktuar, lehtësimin e dhimbjeve, nxitjen e qarkullimit të gjakut, si edhe rigjenerimin e lëkurës. Tara Fawn Schoemaker / Terapiste masazhi, ndërthur këto teknika me përdorimin e vajrave natyralë, dhe na demonstron benefitet e masazhit terapeutik dhe drenazhit limfatik në zonën e fytyrës dhe qafës.