Celuliti është një shqetësim që rikthen vëmendjen e femrave veçanërisht në prag të stinës së plazhit. Studime të shumta sot e përkufizojnë atë jo vetëm si inestetizëm por edhe si tregues i mundshëm i shqetësimeve shëndetësore. Specialistja e biokozmetikës Ambra Mema na jep më shumë informacione lidhur me shkaqet e formimit të celulitit, mënyrat e trajtimit, si edhe realizon disa receta në kushte shtëpie, të cilat mund të aplikohen në lëkurë për të minimizuar shfaqjen e tij.