Kanella është bimë shumëvjeçare e vendeve tropikale, përdoret në kulinari, kozmetikë dhe mjekësi. Kjo erëz merret nga pjesa e brendshme e pemës Cinnamomum. Shirita të pjesës së brendshme të lëvores së pemës thahen deri sa të rrumbullakosen në formën e shkopinjve. Më pas përpunohen dhe bëhet pluhur ose esencë.