Në këtë episod, “Të Guximshmit” udhëtojnë drejt Kukësit, për një aventurë që s’e ndali as moti.Nga kajaku në liqenin e Kallabakut, mes shiut e erës, deri te ngjitja sfiduese në majën e Gjallicës, çdo hap është një provë force dhe durimi. Këtë herë, Melisa Lleshi, Rigelda Totraj, Livia Brunga dhe Lidi Delia përballen me natyrën, lodhjen dhe të papriturat në Kukës. Një udhëtim me plot emocione të vërteta, dhe shije të veçanta.