Alban Benjamin Prelvukaj është shqiptari i cili ka realizuar ëndrrën amerikane bashkë me kunatin e tij Benjamin Sinanajn. Alban Prelvukaj nuk e ka patur si synim, as nuk e kishte menduar suksesin e restoranteve ditën kur vendosi të largohej nga vendlindja. Alban Benjamin Prelvukaj në vitin 2019 u nderua me çmimin e arritjes “Lifetime Achievement Award for the 2019 NYC Hotel Excellence Awards”. Ndër vite Benjamin Steak House është vlerësuar me disa çmime. Alban Benjamin Prelvukaj, dhe Benjamin Sinanaj dhe historia e tyre e suksesit në Amerikë është një histori e cila duket si skenar filmash Hollywood.