12 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Rastet pozitive janë zbuluar pas kryerjes së 255 testeve tek persona të dyshuar, ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësi rastet e sotme janë shumica të infektuar nga persona e kontaktit. Infektimet janë shtuar përkatësisht me tre persona në Fier, tre në Krujë, tre në Kamëz, dy në Shkodër dhe një rast në Tiranë.