Bilanci i vdekjeve në Itali kalon zyrtarisht atë të Kinës, mjekët kinezë: U veprua gabim!
21/03/2020 09:35

Italia vendosi një rekord tragjik të enjten: numri i viktimave të koronavirusit në fqinjin tonë përtej Adriatikut mbërriti në 3.405 brenda katër javësh, duke kaluar atë të Kinës që 3.245 të vdekurit e saj nga koronavirusi i ka shënuar në një periudhë prej tre muajsh.