Bilanci i viktimave te superstuhise "Sandy" ka mbërritur në gati 100, duke kapërcyer numrin e vdekjeve që uragani shkaktoi gjatë kalimit në Karaibe, 69. New York dhe New Jersey u goditën me rëndë se çdo zonë tjetër e tani përballen me mungesën e karburanteve dhe një sërë sfidash të tjera.