19 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit, duke shënuar bilancin më të rëndë të fataliteteve që prej nisjes së pandemisë. Sipas autoriteteve 7 prej viktimave janë nga kryeqyteti, 2 prej tyre nga Elbasani dhe pjesa tjetër nga qytete si Saranda, Librazhdi, Korça, Pogradeci, Vlora.