Big Brother Vip Albania 5, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, një krijim i De Mol nën pronësinë e Banijay Rights, vjen në sezonin e tij të pestë në Shqipëri, pas suksesit të mëparshëm, prodhuar nga Top Channel. Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për 100 ditë rresht.