Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të lejojë një kompani kaliforniane të quajtur "Upside Foods" të prodhojë mish pule të krijuar në mjedis të kontrolluar laboratorik. Kompania prodhuese tha se “Është mish i vërtetë, i prodhuar drejtpërdrejt nga qelizat e kafshëve, kështu që nuk ke nevojë të rrisësh apo të vrasësh kafshë, por ndërkohë mund të vazhdosh të shijosh mishin e preferuar”.