Inxhinieri, njëkohësisht ish-drejtori i IKMT, Erion Softa, dhe eksperti për tregun imobiliar, Armand Shkëmbi, analizuan në Top Talk Economy çmimet e pasurive të paluajtshme në vend, përfshirë rënien e numrit të lejeve të ndërtimit. Gjatë programit u diskutua nëse do të ketë një rënie të çmimit të apartamenteve, por jo vetëm. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni