Bibla më e vjetër hebraike dhe më e plotë është blerë në Sotheby's Neë York për 38.1 milionë dollarë, duke u bërë dorëshkrimi më i vlefshëm i shitur ndonjëherë në ankand. Codex Sassoon mendohet të jetë shkruar rreth 1100 vjet më parë. Është shembulli më i hershëm i mbijetuar i një dorëshkrimi të vetëm që përmban të 24 librat e Biblës Hebraike me shenja pikësimi, zanore dhe thekse. Avokati amerikan dhe ish-ambasadori Alfred Moses e bleu atë për Muzeun e Popullit Hebre në Tel Aviv të Izraelit.