Beteja shqiptare për ajrin – 13 Tetor 2019
13/10/2019 21:30

Në fillim të viteve ‘30 shqipëria u bë nga vende e pakta në botë që kishte më të zhvilluar transportin ajror se sa atë rrugor. Përmes disa marrëveshjeve koncesionare të lidhura fillimisht me kompani gjermane dhe më pas me ato italiane, qeveritë shqiptare të kohës ndërtuan një rrjet të gjerë fluturimesh brenda vendit, por edhe drejt qyteteve më të mëdha europiane. Gati 100 vjet më pas, industria e aviacionit civil në vend ende nuk e ka arritur lavdinë e dikurshme. Por sot ajo ndodhet përballe një shansi të madh. Qeveria ka në plan ndërtimin brenda një kohe të shkurtër të tre aeroporteve ndërkombëtare në vend, në Kukës, Vlorë dhe Sarandë, për të përfituar nga biznesi 350 miliardë euro I fluturimeve në Europë. Por si po ecën plani strategjik që synon ta shndërrojë shqipërinë në një qendër rajonale të aviacionit civil?

DIGITALB DIGITALB - OFERTA